FOTO | Në brendësi të spitalit ushtarak ku po kurohet presidenti Trump. Ja dhoma

Presidenti Donald Trump mbrëmjen e djeshme ka përfunduar në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Washington, pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua pas infektimit me koronavirus.
Sipas Daily Mail, Trump do të qëndrojë në Suitën Presidenciale që ndodhet në një prej 88 ndërtesave të këtij spitali.
Kjo suitë, është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuara për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.
Edhe pse Shtëpia e Bardhë pretendon se dërgimi i Trump në spital është vetëm një masë paraprake, kanë dalë spekulime se gjendja e tij mund të jetë më e rënduar nga se thuhet në deklaratat zyrtare.
Fotot më poshtë tregojnë se suita i ngjan një hoteli luksoz!