Afera me terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit| Reagon Spaho: Me 30 mil €, shpëtonin nga falimentimi 30 mijë biznese

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho përmes një komunikimi ka deklaruar se shqiptarët do të humbasin rreth 30 milionë euro të tjera, sepse Edi Rama ka vendosur t’ia japë ato klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit.

Kontrata ëehtë plotësisht korruptive. Klienti i qeverisë nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike. Është përfitim i paldrejtë në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

Me 30 milionë euro qeveria në largim e Edi Ramës mund të kishte paguar çekun 1 mijë euro për 30 mijë biznese, duke i mbrojtur ata nga falimentimi.

Pas 25 Prillit askush nuk do të gëzojë pasuritë e marra padrejtësisht apo, akoma më keq, duke fshehur prapa emrave të kompanive, qeveritarët e korruptuar.