10 mijë rrënjë kanabis të pazbuluar, zbulohen emrat e zyrtarëve të policisë që u pezulluan në Vlorë

Janë zbardhur emrat e dy zyrtarëve të pezulluar në Policinë e Vlorës pasditen e sotme. Burime bëjnë me dije se janë pezulluar shefi i Komisariatit të Vlorës Edmond Pjetri dhe ai i Himarës Arjan Tase.

Shkak për pezullimin e tyre dyshohet të jetë bërë fakti se nuk kanë raportuar për parcelat ku kultivohej kanabisi, të cilat u zbuluan pas kontrolleve nga ajri me helikopter. Gjatë kontrolleve janë zbuluar 10 mijë rrënjë kanabis.

Urdhri për pezullimin e tyre është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Bashke me ta u pezulluan edhe 4 punonjës të tjerë policie në qarkun e Vlorës, si dhe u dha vërejtje për 16 të tjerë