

Nga Dr. Hasan Bello
Nje nga pjestaret e levizjes komuniste te viteve 20-30 ishte dhe Riza Cerova. Nje revolucionare i perbetuar i cili megjithese vdiq ne moshe relativisht te re, ka nje veprimtari intensive duke u angazhuar fillimisht ne organizaten antizogiste ne Vjene “KONARE” dhe pas perfundimit te kurseve te sherbimit sekret rus ne Bashkimin Sovjetik, u dergua ne disa vende te Afrikes dhe Azise (duke perfshire Iranin dhe Mancurine e larget ne Kine) me misione sekrete te karakterit diversiv dhe per te perhapur komunizmin. Kjo beri qe shpesh ai te debohej nga keto shtete si agjent i Kominternit. Zogu i cili per te konsiderohej si kundershtare kryesore, shpesh u tregua tolerant. Ai e lejoi familjen e Rizait te dilte jasht per tu bashkuar me te. Por kjo nuk e zbuti qendrimin e Rizait. Perkundrazi, duke u hequr si i penduar, Rizai kerkoi rikthimin ne atdhe. Kjo ishte “legjende” per te maskuar e per te perfituar nga amnistia. Ndersa Zogu dhe sherbimi sekret shqiptar, te vetedijshem per kete, e “falen”, duke e vendosur nen mbikqyrje. Ne vitin 1935, Musolini nxiti nje grup bejleresh dhe ushtarakesh puciste, te cilet ishin te merzitur nga reformat e Zogut, per ta rrezuar ate. Ne kete levizje moren pjese edhe komunistet. Por si individe, pa program. Levizja deshtoi per shkak se filloi para kohe dhe se u dekonspirua. Riza Cerova u vra me 22 gusht 1935 nga forcat qeveritare. Fotografia e tij u shtyp si kartoline nga levizja komuniste jasht Shqiperise. Ajo shitej, gjoja per te ndihmuar familjen e tij. Por ne fakt ky nuk ishte rasti i pare i kartolinave te tilla qe perdoreshin per te mbledhur donacione.
Zyrtarisht Riza Cerova mban edhe sot e kesaj dite titullin “Hero i Popullit”.
more recommended stories
Arben Rrozhani: Vasilika nuk rilind më. Nesër e ka radhën, Mimi Kodheli?
Si e akuzoi Spartak Ngjela për manipulim të zgjedhjeve Ilirjan Celibashin
(Nga Prec Zogaj USHTARET E RENE.
Aeroporti i Kukësit, Tallja vazhdon | Ish-piloti shpjegon mashtrimin e ministres Balluku
Sekretari Blinken parashtron politikën e re të jashtme të SHBA: Inkurajojmë anulimin e ligjeve të këqija, luftimin e korrupsionit dhe praktika jo të drejta