Bayerni në të njëjtin grup me Atleticon, Reali me Interin. Rikthet dueli Messi vs Ronaldo

Rikthehet dueli epik Lionel Messi – Cristiano Ronaldo. Golgat e shortit të Championsit, që po hidhet në Gjevenë të Zvicrës, kanë hedhur në një grup Barcelonën dhe Juventusit (Grupi G), që do të thotë se në këtë fazë do të ketë dy duele interesante mes dy lojtarëve që kanë fituar së bashku 11 Topa të Artë. E pabesueshme ajo që rezervon fati, sërish përballë njëri-tjetrit dy ikona të futbollit, ndoshta më të mirët e historisë, një duel gjigantësh që duket sikur nuk do të ketë fund.

Duele mjaft interesante edhe në grupet e tjera, por sigurisht edhe fat për disa ekipe, si në rastin e Real Madridit, që si ekip më të fortë në Gruin B ka Shakhtar Donjeck, por nga ana tjetër do të përballet edhe me Interin, ekipi më pak i dëshiruar nga vazoja e tretë. Në Grupin A, Bayerni, kampion në fuqi i Championsit përplaset me Atleticon e Madridit, në Grupin C spikat përballja Porto – Manchester City, në Grupin D Liverpool – Ajax, Sevilla – Chelsea në Grupin C, Zenit – Dortmund në Grupin F dhe Manchester United – PSG në Grupin H, ku është shortuar edhe Leipzigu.

GRUPI A:

Bayern Mynih

Atletico Madrid

Salzburg

Lokomotiv Moskë

GRUPI B:

Real Madrid

Shakthar

Inter

Monchengladbach

GRUPI C:

Porto

Manchester City

Olympiacos

Marseille

GRUPI D:

Liverpool

Ajax

Atalanta

Midtjylland

GRUPI E:

Sevilla

Chelsea

Krasnodar

Rennes

GRUPI F:

Zenit

Dortmund

Lazio

Club Brugge

GRUPI G:

Juventus

Barcelona

Dinamo Kyiv

Ferencvaros

GRUPI H:

PSG

Manchester United

Leipzig

Istanbul Basaksehir