Mandija: Janë buxhetuar 109 milion eurot për Bechetin, 44 milion të “Actor” humbje e pajustifikueshme

Ish-Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ngre alarmin se humbjet e shtetit shqiptar në arbitrazhet ndërkombëtare po kthehen në një trend që po u kushton miliona eurove taksapaguesve shqiptarë. Mandija, ish kreu i Avokaturës së Shtetit, thotë se se Shqipëria si asnjëherë më parë po shënon një record mjaft negativ në arbitrazhet ndërkombëtare, në një kohë që në vite përplasjet nëpër arbitrazhe fitoheshin rregullisht.

Mandija ndalet veçanërisht te përplasja me Bechetin, për të cilën Qeveria ka buxhetuar në heshtje edhe shumën për t’u paguar.

Shteti shqiptar sapo ka nisur një përballje të re me Kompaninë turke Kurum, që mund t’u kushtojë taksapaguesve 100 milionë euro.

Lorenc Rabeta / SCAN