“Basha, disa hapa para qeverisë”, aktivisti Kalaja flet për planin ekonomik të PD-së: Rroga 1000 euro

Aktivisti Aulon Kalaja, i ftuar në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka folur rreth programit ekonomik të paraqitur nga Partia Demokratike, ku më specifikisht është ndalur në fushën e mjekësisë. Kalaja shprehet se plani Basha ka qenë disa hapa përpara qeverisë menaxhimin e pandemisë, por kryeministri nuk e ka pranuar vetëm për çështje kapriçoze.

Aktivisti shton se premtimi i Ramës për rritjen e pagës së personelit mjekësor deri në 40% është përmendur fillimisht një vit më parë nga kryedemokrati, i cili u premtoi mjekëve se do t’ia u rrisë pagën në 1000 euro.

“Për sa i përket planit ekonomik, Basha ka qenë disa hapa përpara qeverisë që në momentin që Shqipëria u mbyll nga pandemia dhe ka pasur zgjidhje konkrete. Rama nuk i pranonte për çështje kapriçoze, apo nga një kokëfortësi idoteske deri në ato momente, pasi nëse plan ii Bashës do të vihej në zbatim në ato momente nuk do të ishim në këtë gjendje ku jemi sot.

Kryetari i opozitës u ka premtuar mjekëve se do t’u rriste pagën 1000 euro dhe këtë e ka bërë një vit më përpara. Disa nga televizionet kombëtare e kanë censuruar këtë lajm. Qasja e Partisë demokratike ndaj mjekësisë ishte për rritje pagash përpara se të binte pandemia. Ne po përballemi me një plagë shumë të rëndë të ikjes së mjekëve dhe profestionistëve të mjekësisë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Që në bankat e shkollës ata po mësonin gjermanisht vetëm që të iknin nga sytë këmbët nga Shqipëria. Duke pasur parasysh këtë fenomen Basha u premtoi rritjen e pagave në 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.

Kjo pjesa që Manasterliu ua ka dhënë paratë, hajde të shkojmë bashkë në spitalin e Lezhës ose dhe në spitale të tjera të vendit dhe të shohim nëse ata i kanë marrë lekët”.- tha Kalaja