Zhvendosja e qendrave të votimit të qytetarëve, Çupi: Do padisim në SPAK Sandër Lleshajn

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka qenë e ftuar në Ora Neës, e cila ka folur në lidhje me denoncimin që ka bërë emisioni “Boom” ku qytetarëve u është bërë ndryshimi i vendbanimeve dhe zonave ku ata do të votojnë.

Ajo ka përgëzuar emisionin “BOOM” për punën që bën ndër vite dhe jo vetëm për denoncimin e këtij skandali.

Çupi: Emisioni “Boom” ka filluar në dijeninë time që mbrëmë dhe ka vazhduar edhe sot me denoncimet dëshpëruese të qytetarëve të cilëve u kanë lëvizur vendbanimet, u kanë lëvizur qendrat e votimeve.

Ka deklarata të rëndë kur mendojmë që vetëm disa muaj më vonë janë zgjedhjet. Kur mendojmë se po bëjmë një reform zgjedhore dhe duam që të shkojmë drejt një procesi të ndërshëm zgjedhor, kur mendojmë se kemi një marrëveshje pikërisht për zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë mazhorancë dhe nga ana tjetër kemi denoncime të qytetarëve.

Unë e përgëzoj emisionin “BOOM”, jo vetëm për këtë emission dhe për këto fakte porn ë vazhdimësi për faktet që ky emission ka sjellë

Ajo ka shtuar se Partia Demokratike do ti drejtohet SPAK për të bërë kallëzim penal dhe të hetohet rasti në fjalë.

Çupi: Ne kemi sëfundmi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike disa minuta më parë ku ne do ti drejtohemi SPAK-ut dhe do ti drejtohemi organeve hetimore për të zbardhur këtë skandal.

Kjo tregon veprimet e kësaj qeverie për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Sigurisht që nuk do ja dali, kudo që ta dërgojë qytetarin, sado të ja ndryshojnë vendbanimin apo qendrën e votimit, qytetarët janë të bindur, janë optimist, do ta gjejnë qendrën e votimit, do të votojnë atje ku kanë emrin.

Gazetarja: Cili është qëllimi i kësaj lëvizje?

Sipas saj qëllimi i kësaj lëvizje është që të manipulohen zgjedhjet pasi PS-ja nuk ka më asnjë shanc që të fitojë.

Çupi: Manipulimi, mos harrojmë që kemi prova dhe fakte të denoncuara që nga zgjedhjet e viti 2017, vitit 2016 në Dibër, mos harrojmë janë dosjet 184 dhe 339 akoma në hetim ku deklarohet tendenca e qeverisë me prova për manipulimin e zgjedhjeve.

Këto janë përpjekje për të manipuluar zgjedhjet pasi nuk kanë më asnjë shanc që këtij ti jepet vota nga shumica e shqiptarëve.

Ka pasur qytetarë edhe në rrjete sociale që e kanë deklaruar këtë fakt. Ligji e ka të qartë mënyrën se si lëvizet dhe si reflektohet në rregjistrat e gjendjes civile lëvizja e banorit, kështuqë është një vepër penale e pastër.

Prandaj Partia Demokratike po pregatit kallëzimin penal për ministrin e Brendshëm dhe të gjitha strukturat, duke përfshirë gjendjen civile.