Paketa e Bashës, Mima: 70% e bizneseve raportojnë humbje, Kosova ka dhënë ndihmë 450 milion euro

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme një pako ekonomike me një vlerë të përgjithshme prej 312 milion eurosh e zbatuar brenda një periudhe 6 mujore për të nxjerrë vendin nga kriza ku është futur pas pandemisë së koronavirusit.

Në studion e Ora News për të folur në lidhje me këtë paketë të propozuar nga Basha ishte i ftuar ish deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima.

Ai është shprehur se kjo paketë nuk është për ti bërë karshillik qeverisë por që ta zgjojë atë nga gjumi letargjik.

Mima: Partia Demokratike me një ndjenjë patriotizmi, realizmi dhe përgjegjësie lanccoi këtë paketë, jo për ti bërë karshillik qeverisë pasi nuk e ka bërë kurrë gjatë gjithë muajve të pandemisë por është përpjekur të paraqes paketa për të zgjuar nga gjumi letargjik qeverinë dhe për ti treguar se ku duhet vënë gishti.

Ai ka shtuar se Maqedoni e Veriut edhe pse është një vend më i vogël se ne deri më tani ka miratuar 4 paketa, ndërsa ne vetëm një paketë të drejtpërdrejtë.

MimaShtete më të varfëra, më të vogla, më të pamundura se Shqipëria edhe këtu afër nesh, Kosova, Maqedonia që është goxha më lart se sa ne pardje ka miratuar paketën e katër prej 450 milion euro, Shqipëria të vetmen paketë të drejtëpërdrejtë e ka 101 milion euro.

Ish zv/ministri i financave u shpreh se ka sinjale për një përkeqësim të mundshëm në muajt e vjeshtës.

MimaNisur nga sinjalet që kemi për një përkeqsim të mundshëm në muajt e vjeshtës dhe për të alertu qeverinë në mënyrë që të jetë vigjilente në fushat më sensitive që ekspertët tanë kanë identifikuar dhe janë arsimi dhe shëndetësi.

Ai theksoi se sipas një raporti të FMN-së paraashikohet që humbjet në GDP të jenë nga 5 der në 7.5 %, ndërsa një raport i BERZh thotë që humbjet mund të shkojnë deri në 9%.

Ish deputeti gjithashtu u shpreh se 70% e biznesve kanë raportuar humbje si rezultat i tërmetit dhe pandemisë

MimaSi dhe nisur nga gjendja katrastofike ekonomike që ka ardhur si rezultat i keq qeverisjes, si rezultat i tërmetit dhe pandemisë rreth 70% e bizneseve raportojnë humbje dhe dje ka qenë FMN që ka rishikuar në rritje rënin ekonomike nga -5 deri në -7.5% të GDP-së.

Ne parashikojmë që shifra reale në fund të 2020 do të jetë midis -9, -10, e cila është edhe konstatim nga BERZh.