Naftëtarët në ditën e dytë grevës së urisë

Mallakaster – Në ditën e dytë të grevës së urisë naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre. Ata thonë se më parë janë të gatshëm të vdesin aty se të kthehen në shtëpi duarbosh.
Kreu i Sindikatës së Naftetarëve, Sokol Dautaj, tha se ata kanë bërë ofertën e tyre, është pala tjetër që duhet të reagojë sipas tij. Grevistet nuk terhiqen nga kauza e tyre edhe pse disa kane dhe probleme shendetesore. Asnje reagim nuk ka as nga instancat shtetetore dhe as nga kompania.

“Greva është hera e dytë që ndodh. Ne ofruam kompromisin tonë, por askush nuk është ofruar zgjidhje. Pse nuk nisi puna në rafineri? Aq me tepër u prononcua dhe vetë ministrja se kjo çështje do të zgjidhej. Ne jemi për kompromis. S’ka pasur asnjë vizitë, përveç gazetarëve.”, tha Dautaj.. Koleget e tyre 24 ore grupe grupe jane ne mbeshtetje te tyre dhe te gatshem qe te zevendesojne koleget nese kane probleme me shendetin

Grevistet e urise ne UPN pohojne faktin se jashte nuk ka asnje auto ambulance ne rast urgjence
Grevistet jane te vendosur ti shkojne ksuzes per marrjen e pagave e sigurimeve shoerore deri ne fund
Ditën e djeshme pasi u mblodhën para rafinerisë së Ballshit, 10 naftëtarë vendosën që të përshkallëzojnë veprimet e tyre, duke iu drejtuar grevës së urisë.