Gjermania shuplakë Ramës: kthim tek konsensusi në Këshillin Politik, sipas 5 qershorit

Deklarata e zv.kryetar i CDU Wadephul në lidhje me reformën zgjedhore:

“Ne e mirëpresim konsensusin e 5 qershorit. Ne pyesim, megjithatë, nëse ishte e mençur të vinte në diskutim këtë konsensus përsëri përmes ndryshimit kushtetues të njëanshëm të 30 korrikut. Prandaj rekomandimi ynë urgjent: kthimi tek konsensusi në Këshillin Politik. Dhe i jepni ODIHR mundësinë për të vlerësuar ndryshimet e propozuara në Këshillin Politik. Vetëm kur ODIHR të thotë që reforma zgjedhore përputhet plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODIHR, do të jetë më e lehtë për ne të themi se parakushti për reformën zgjedhore është përmbushur.”