FOTO | Rama del në facebook të premtojë për ekonominë, e ndjekin vetëm 600 veta

Ekonomia ishte kryefjala e konferencave të ndara të dy liderëve politikë në Shqipëri. Por rezultati ishte edhe më surprizë, më së paku virtualisht, në botën e internetit, aty ku gjithçka matet me përshtypje, pëlqime dhe ndjekës.
Në video-komunikimin “Live” për Ekonominë, kryeministri vërehet se ka një rënie të thellë të popullaritetit të tij. Edhe pse zgjodhi disa batuta, ku etiketoi Bashën si “Shalqi me provë që nuk hahet”, Rama sërish nuk ia doli që të ngrihej në numra më shumë se 600 ndjekës në kohë reale.