Një javë në Spitalin e Traumës, ndërron jetë mamia e maternitetit të Sarandës

Ka ndërruar jetë 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mami në maternitetin e Sarandës.

Ajo u plagos rëndë një javë meë parë pas një aksidenti të ambulancës së Sarandës me një fuoristradë BMW X5, mesnatën e datës 21 shtator kur viktima po kthehej në shtëpinë e vet pas një lindjeje në maternitet, raporton Ora News.

57 vjecarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në spitalin e traumës në Tiranë por nuk mundi të shpëtonte dot.