Arratiset nga spitali djali i biznesmenit, shoferi i BMW-së që u përplas me ambulancën në Sarandë

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim Kosta Kacan, 24-vjeçarin që ishte shoferi i BMW-së që u përplas me ambulancën në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit mbeti viktimë infermierja Adelina Rizvani e cila ishte në koma prej 1 jave, dhe momentin e aksidentit ndodhej në makinën e ambulancës.

I riu që drejtonte BMW-në, djali i një biznesmeni ,mbeti i plagosur dhe ndodhej në spitalin e Traumës, por mësohet se është arratisur prej aty dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Ndërkohe shoferi i ambulancës Aleks Kajo mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”, por ndodhet aktualisht në spital në mbikqyrje policore.