Zgjedhjet në PD| Kryesia do të votohet nga anëtarsia, ja kush janë emrat

Edhe kryesia e Partisë Demokratike do të votohet nga anëtarësia. Janë 28 anëtarë të cilët do të votohen në degët e caktuara nga anëtaresia.

Pas votimit nga anëtaresia, nëse marrin votëbesimin, do të vendoset nëse do të jenë kandidat për deputet, në zonën ku do të votohen nga anëtarësia apo do të shpërndahen në qarqe.

Në Tirane janë këto emrat: Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Flamur Noka, Grida Duma, Jorida Tabaku, Jamarber Malltezi, Orjola Pampuri, Tomor Alizoti, Çlirim Gjata, Ivi Kaso, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Arben Kashahu, Arben Ristani, Belind Kelliçi,Ervin Minarolli, Sahit Dollapi.

Nga procesi do jenë të përjashtuar Basha, Paloka, Spaho, Bardhi.