Qeveria heq masat anti COVID19 për baret dhe restorantet. Të mbajnë klientë edhe në ambiente të mbyllura

Kryeministri Edi Rama nga Vlora deklaroi ditën e sotme se Ministria e Shëndetësisë do të japë udhëzimet për lokalet të cilat do të kenë mundësi të punojnë edhe brenda, pasi koha po ftohet dhe qytetarët do ta kenë të pamundur përtë qëndruar jashtë

“Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”, tha Rama.