Një KRIM I RËNDË MJEDISOR ka ndodhur në Lezhë. Mijëra peshq të ngordhur në lumin Drin


Ish nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku Dedgjonaj përmes një komunikimi ka deklaruar se prej dy ditësh, përgjatë rrjedhës së lumit Drin që përshkon Gjadrin, Balldrenin, e deri në Lezhë, shikohen masivitete peshku të ngordhur.

Strukturat Rajonale të Mbrojtjes Mjedisit Lezhë dhe Bordi i Kullimit duhet të ndërhyjnë urgjent! Ndërkohë Policia e Prokuroria duhet të nisin hetimet mbi shkaqet dhe autorët e këtij krimi.

Rrjedha e lumit Drin duhet pastruar. Situata mund të agravojë pasi peshku i ngordhur mund të konsumohet, apo edhe tregtohet.

Këto pamje janë vërtetë të trishta!