Më 27 shtator 1944 ndërroi jetë Petro Poga, veprimtari dhe atdhetari shqiptar

Më 27 shtator 1944 ndërroi jetë Petro Poga, veprimtari dhe atdhetari shqiptar. I takonte brezit të fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Erind të Gjirokastrës, në vitin 1860. Në vendlindje ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në Gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe pastaj në degën e Drejtësisë së Universitetit të Stambollit, ku fitoi një kulturë të gjerë. Njihte mirë disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Në Stamboll bashkëpunoi me vëllezërit, Frashëri. Në vitin 1884 themeloi dhe botoi gazetën “Drita” të Stambollit. Në vitet 1906-1908, Petro Poga ishte në Gjirokastër ku dha ndihmesën në përhapjen e gjuhës shqipe dhe ndjenjave kombëtare. Roli i tij më i dukshëm u shfaq në themelimin e Klubit Patriotik “Drita” të Gjirokastrës. Në nëntor të vitit 1912, parësia e Gjirokastrës e zgjedh delegat në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Petro Poga bëhet kështu një nga nënshkruesit e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, caktohet Ministër i Drejtësisë. Më 25 dhjetor, të 1918 ishte përfaqësues i Gjirokastrës në Kongresin e Durrësit, ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i kabinetit të Turhan Pashës. Vitet e fundit të jetës, Petro Poga i kaloi në vendlindjen e tij, Erind.

On September 27, 1944, passed away Petro Poga, an Albanian activist and patriot. He belonged to the last generation of the Albanian National Renaissance. He was born in Erind of Gjirokastra, in 1860. He attended his first lessons in his hometown. He then went to the Zosimea Gymnasium in Ioannina and then to the Law Department of Istanbul University, where he acquired a broad culture. He was fluent in several foreign languages ​​such as French, German, Greek and Turkish. In Istanbul he collaborated with the Frasheri borthers. In 1884 he founded and published the newspaper “Drita (Sun)” of Istanbul. In the years 1906-1908, Petro Poga was in Gjirokastra where he helped spread the Albanian language and national feelings. His most obvious role appeared in the establishment of the Patriotic Club “Drita (Light)” of Gjirokastra. In November 1912, the Gjirokastra principality elected him a delegate to the National Assembly of Vlora. Petro Poga thus became one of the signatories of the Declaration of Independence of Albania on November 28, 1912. At the meeting of the National Assembly of Vlora, he was appointed Minister of Justice. On December 25, 1918, he was the representative of Gjirokastra in the Congress of Durres, where he was elected vice-president and member of the cabinet of Turhan Pasha. Petro Poga spent the last years of his life in his hometown, Erind.