KONSPIRACION| Çako: Termometri në ballë është shumë i rrezikshëm, shkakton …

Konspiracionisti dhe studiuesi shqiptar Alfred Cako, e ka shprehur publikisht se nuk beson në ekzistencën e virusit COVID-19.

I ftuar në emisionin “E Diell”, u shpreh se është iniciatori i një lëvizje të quajtur “No Vax” dhe themeluesi i saj në Shqipëri. Ai tha se lëvizja që ai mbështet është kundër vaksinës, kundër maskës, e tamponëve që për të janë një mashtrim të madh. Gjithashtu shtoi se ata janë kundër matjes së termometrit në ballë. Këtë ai argumentoi duke thënë që ka të bëjë me shkatërrimin e nivelit të shtatë që ndodhet në gjëndrat pishore.

“Unë kam iniciuar një lëvizje të quajtur “No Vax”, jam themeluesi i kësaj lëvizje në Shqipëri. Ne jemi kundër vaksinës, maskës, tamponëve. Ne jemi kundër matjes së termometrit të ballit, që është një gjë shumë e rrezikshme, sepse ka të bëjë me shkatërrimin e nivelit të 7 që të gjëndrave pishore”, tha ndër të tjera Cako.