Drejtorët e shkollave urdhërohen të mos paguajnë orët shtesë për mësuesit

Kreu i Degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka publikuar një mesazh ku sipas tij tregohet se si drejtorët e shkollave janë urdhëruar që të mos paguajnë orët shtesë për mësuesit.

Sipas Baçit kjo është një vjedhje e pastër për mësuesit, që edhe pse po bëjnë orë shtesë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-i nuk paguhen.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Baçi thotë se për 7 vite me radhë ato kanë punuar në presionin se do të hiqen nga puna nga “Rilindja”, gjë që sipas tij do të ndryshojnë e ardhjen e PD-së në pushtet.

Deklarata e plotë
Ky urdher absurd, u eshte derguar drejtorive te shkollave nga specialistja e ZVAP FIER, natyrisht e urdheruar nga eproret e saj rilindas. Pavaresisht udhezuesit, per vitin e ri shkollor, qe nuk bene dallime, mes lendeve te ndryshme, urdheri u kerkon Drejtoreve te shkollave te mos paguajne oret suplementare, mesueseve qe japin lendet me zgjedhje.

Ne Gjimnaze ky problem eshte me i mprehte, pasi ketu, jane gjysma e lendeve me zgjedhje. Ne klasat 10-11 dhe ne klasen e 12. Duke pare lendet qe perfshihen te keto ore, muzike, vizatim, edukim fizike ne 9 vjeçare. Ne Gjimnaz module dhe projekte dhe ne klasen e 12, kimi , biologji, fizike, histori etj, i bie qe asnje mesues te mos paguhet me ore suplementare.

Sipas ketij email-i shumica e mesuesve te Gjimnazeve edhe pse realizojne dyfishin e oreve te mesimit, nuk duhet tu paguhen oret suplementare, pasi shumica e mesueseve japin edhe lende berthame edhe lende me zgjedhje. Kjo eshte manovra e radhes e drejtuesve te rilindjes, per ti vjedhur mesuesit, pasi nuk u mjafton, qe ne 7 vite nuk u rriti asnje lek pagen.

Ne 7 vite nuk u dha pagen e 13 qe e merrnin ne qeverine e PD. Ne 7 vite po i mbajne ne friken e largimit nga puna, per motive politike dhe banale.

Urdheri eshte kundershtuar nga drejtuesit e shkollave dhe tani duke qene se ndihen te mbrojtur nga kthimi i socialisteve te vjeter ” trima” dhe te “ndershem” ne krye te PS ne Fier, kane reaguar duke u thene qe nuk e zbatojne kete urdher, por e kerkuan edhe ndihmen tone, pasi akoma “trimat” e ” ndershem” ne krye te PS nuk e kane marre situaten ne dore. Gjithesesi pritet nje “lufte” e ashper per kalimin e pushtetit nga Rilindja te PS dhe kjo lufte si fillim po perqendrohet te Drejtorite .