Av. GOXHAJ: Soros me bandën e tij në Shqipëri ka kapur gjykatat dhe prokurorinë. Po shkatërrojnë ekonominë

Avokat Altin Goxhaj , përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka qenë në zonën e Astirit, ku ka folur rreth situatës së dëmshpërblimeve dhe prishjeve në atë pjesë të kryeqytetit.

Avokati me metër në dorë ka dëshmuar vendimin arbitrar të qeverisë për të prishur një objekt që ishte jashtë projektplanit të ndërtimit të rrugës. Duke marrë pikënisje nga abuzimet e qeverisë dhe vendimet arbitrare të saj, avokat Goxhaj e ka kanalizuar bisedën tek gjetja e një zgjidhjeve përfundimtare për mirëfunksionimin e demokracisë në Shqipëri.

Avokati thekson se nevojitet një gjyq si ai i Nurembergut për të ndëshkuar që të gjithë politikanët dhe të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve. Por kjo sipas avokatit nuk mund të ndodhë kur gjykatat dhe prokuroria janë nën tutelën e Sorosit, ndaj zgjidhja arrihet me anën e zhbërjes së Kushtetutës Sorosiane dhe bërjen e një Kushtetute me referendum popullor. Kushtetutë e cila do të bëjë nul vendimet e Kushtetutës së mëparshme.

“Kjo skemë që ata kanë bërë, për ta bërë Shqipërinë një makinë mishi gjigande që grinë pasurinë e shqiptarëve, është për ti bërë shqiptarët që të mos jetojnë në këtë vend. Të gjitha këto prova që kanë të bëjnë me shkatërrimin ekonomik, dhe rrënimin e qëllimt ekonomik, ka në axhendë shpopullimin e Shqipërisë.

Ky quhet krim kundër njerëzimit, krim që e parashikon kodi penal, konventat ndërkombëtare që Shqipëria i ka nënshkruar, si dhe një krim që e parashikon dhe Kushtetuta e Shqipërisë. Pikërisht nëse duam që ne t’i ndëshkojmë këta duhet të bëjmë një gjyq si ai i Nurembergut, jo vetëm për politikanët por për të gjithë ata që futën duart tek pasuritë e shqiptarëve. Pra duhet një gjyq për krime kundër njerëzimit, si ai Nurembergut, por që të bëhet ky gjyq nevojitet një gjykatë dhe një prokurori. Si gjykatën dhe prokurorinë e ka Sorosi, domethënë e kanë këtë.

Ne kemi të akuzuarin kryesor Xhorxh Soros i cili me bandën e tij në Shqipëri ka kapur gjykatat dhe prokurorinë, ndaj zgjidhja është zhbërja me anën e një Kushtetute të re. Zhbërja e Kushtetutës së Sorosit bëhet me anën e një referendumi ku të vendosë populli. Kushtetuta e re bën nul vendimet e Kushtetutës së mëparshme dhe në këtë mënyrë ndodh zhbërja dhe ndëshkimi i këtyre”.- tha avokat Goxhaj.