U përplas për vdekje nga 23-vjeçari, kush është viktima e aksidentit të rëndë në Vlorë

Mezan Ahmeti, 57 vjec është personi që humbi jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident tragjik në aksin rrugor Orikum-Llogara. Në pamjet e siguruara nga Faxëeb.al duket se forca policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 pranë Orikumiz ku një 23-vjecar i identifikuar me inicialet Dh.Q., po drejtonte automjetin tip Passat dhe përplasi 57-vjecarin që po lëvizte me bicikletë.