Nuk mund të besohet se “Rilindasit mavi” mund të zbatojnë marrëveshje mbi parime demokratike

Nga Dritan Demiraj

Diktatorët mund të bëhen vetë-mashtrues në një farë mënyre dhe të mendojnë “çfarëdo që të bëj është mirë” thotë Fred Coolidge.

Përzierja e geneve biologjike dhe politike komuniste, duke testuar fuqinë e pushtetit si një diktator dhe narcist i ndihmuar edhe nga “përkëdhelja” e servilëve, hipokritëve dhe “hanëmeve” të harremit politik, e kanë nxitur të besoj, se ai është gjithçka dhe i plotfuqishëm që mund të bëjë çtë dojë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Historia ka treguar se psikopatët politikë të suksesshëm janë zakonisht simpatikë, karizmatikë, inteligjentë dhe gënjeshtarë të vetëdishëm, shpesh sadistë dhe kanë një oreks të pakufishëm për pushtet.

Nëse do të shikonim ngjashmërinë e sjelljeve të diktatorëve, “Kryerilindasi” ynë është imituesi dhe adoptuesi më perfekt i sjelljes së disa diktarorëve si psh: Perandori Romak “Caligula” i cili kalin e bëri konsull në Romë, Idi Amin, i cili sundoi Ugandën në vitet 70, shijoi duke i dhënë vetes tituj, dhe martuar me pesë gra dhe këmbënguli që të quhej “Babai i madh” njëlloj si “Kryerilindasi” i cili shpalli veten “Baba” gjatë pandemisë Covid-19.

Psikologët dhe sociologët që studiojnë terrorizmin, deklarojnë se diktatorët janë në gjendje të përhapin frikën midis njerëzve të tyre dhe ta vendosin veten si shpëtimtarin e tyre të vetëm.

Dhe sot, nëse e shikojmë “Kryerilindasin” nuk ka asnjë mjek psikiatër pranë vetes, pasi ai nuk mund ta pranojë këtë për arsye të deficencës mendore.

Pasojat e keqqeverisjes së Shqipërisë janë pothuajse shkatërruese. I mbështetur nga një palo-parlament, kushtetuta konsiderohet si një “fletore bakalli”, miratimi i ligjeve antikushtetuese në interes të oligarkëve e ka transferuar fuqinë në një ekzekutiv të vetëm. Kohët e fundit, i imponuar nga presioni i kancelarive perendimore u arrit me Opozitën e Bashkuar marrëveshja e 5 Qershorit, e cila u miratua me shumë vështirësi në Parlamentin e palaçove

Por, “Kryerilindasi” vuan nga një lloj sëmundjeje psikologjike si paranoja, depresioni dhe narcizmi, duke i konsideruar marëveshjet, ligjin vetëm si një udhëzues për t’u thyer, modifikuar ose injoruar. Dëshirimi për të treguar “mëshirë ose kompromis” dhe dëshira për të mashtruar kundërshtarët dhe ndërkombëtarët, është sjellja politike e këtij tinzari dhe megalomani politik.

Të njëjtën gjë bëri edhe Hitleri gjatë zbatimit të marrëveshjeve me Çekosllavakinë, Poloninë, etj… duke fituar kohë dhe duke mashtruar mbi kompromiset që kishin arritur. Kjo siç duket është sëmundje e “piktorit-politikan”, ku arti i pikturës kthehet në art mashtrimi dhe brutaliteti, për të larguar problemet reale dhe mbajtjen e pushtetit me çdo çmim.

Ai beson në mendjen e tij se është njeriu më inteligjent në botë, por në të vërtetë ai është zhvendosur vetëm nga ndjenja e xhelozisë, urrejtjes dhe hakmarrjes dhe vuan nga paranoja, prandaj po përdor çdo formë kulisash politike duke përdorur si “kavje eksperimentale” të ashtuquajturit opozitë parlamentare për të deformuar votën e lirë të shqiptarëve.

Nuk mund të besohet se “Rilindasit mavi” mund të zbatojnë marrëveshje mbi parime demokratike. Ne kemi për detyrë të mos heshtim, siç ndodhi pas Luftës së II-të Botërore, ku etërit barbarë të këtyre që qeverisin sot me ngjyrën mavi, realizuan kauzën e poshtrimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nuk duhet të lejohet që “Baba Surrelasi” i ndihmuar nga “hanëmet e harremit” të mposhtë dhe të dalë mbi figurën e Skëndërbeut.

Shqiptarët kanë të drejtë dhe detyrim të zgjedhin e ndryshojnë qeverinë që zbaton të drejtën kushtetuese dhe mirëqënien e tij. Shqiptarë, mos bëni gabim të zgjidhni përsëri një njeri që manifeston tiparet e një diktatori. Nëse nuk e bëni në Shqipëri do të rivendoset diktatura Mavi.

Interesi i vetëm i demokracisë është promovimi i lirisë.

D. D.