Ngrihet parlamenti i ri i Malit të Zi, propozohet emri i kryeministrit. Ja kush është

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, këtë javë kanë votuar për postin e kryetarit të ri të Kuvendit , ku është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq.

parlamenti i malit te ziBeçiq, u mbështet nga 45 deputetë të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Partisë Boshnjake si dhe nga deputeti i Listës Shqiptare.
Ndërsa, mandatar për Kryeministër të Qeverisë së Malit të Zi, u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili ishte bartës i listës së koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”./VOA