Zyrtari i Vatikanit jep dorëheqjen papritur


Kardinali Giovanni Angelo Becciu, zyrtar i rangut të lartë në Vatikan ka dhënë dorëheqjen njofton Selia e Shenjtë.

Givanni ka qenë sekretari i dytë i rëndësishëm në Sekretariatin Shtetëror të Vatikanit.

Ai ka qënë i përfshirë në një skandal për blerjen e një ndërtese luksoze në Londor me fondet e Kishës. Marrëveshja ka qënë objekt e një investigimi financiar mirëpo këto akuza janë mohuar nga vetë kardinali.

“ Papa Franccesku ka pranuar dorëheqjen nga zyra e Prefektit rë Kongregatës për kauzat e shenjtorëve dhe nga të drejtat e lidhura të paraqitura nga eminenca e tij Kardinal Giovanni Angelo Becciu”, thuhet në një deklaratë nga Selia Shenjtë duke mos dhënë detaje të tjera.

Për gjashtë vjet, Kardinali Becciu kishte rolin e Zëvendësuesit për Çështjet e Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit, kur takonte Papën çdo ditë dhe ishte një nga ndihmësit e tij më të besuar.