VIDEO| Këngëtari Big Basta i revoltuar publikon këngën ‘Rama ik’

Këngëtar i njohur shqiptar Big Basta pak vite më parë vendosi të largohej dhe të jetonte në Zelandën e Re.

Mesa duket i revoltuar me qeverinë Rama, Big Basta ka publikuar së fundmi vargjet e këngës së tij më të re që pritet të dalë në treg.

“Big Basta nga Zelanda e Re ka nje thirrje qe i buron nga zemra per shqiptaret.Ju ftoj te degjoni thirrjen e kengetarit te mirenjohur”, shkruan kryeministri Berisha dhe ndan videon e mëposhtme.