Qeveria me ndihmën e Prokurorisë gati lirimin nga akuza i Ndokës para fillimit të fushatës

Burime të Top Channel bëjnë me dije se Prokuroria ka rënë dakord që të ndahet dosja e Arben Ndokës nga të pandehurit e tjerë, sepse ka kërkuar gjykim të zakonshëm dhe të gjithë të pandehurit e tjerë gjykim të shkurtuar.

Arben Ndoka aktualisht gjendet nën masën arrest shtëpie. Ai ra në prangat e policisë në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit të policisë “Volvo 4”.

Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Më herët atij i janë sekuestruar prona si një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente në plazh, me urdhër të Prokurorisë.