“Na morët në qafë”| Qytetari ia plas në sy Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një grafik, ku pretendon se është 3-fishuar numri i bizneseve të vogla.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë ata miq këtu, të cilët e komentonin si ulje të numrit të bizneseve kursimin e 130 milionë USD nga ulja e taksave (paraqitur në grafikun e djeshëm), kur në fakt bizneset e vogla në harkun e pesë viteve të fundit JANË TREFISHUAR, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

Por, mesa duket qytetarët nuk i besojnë më propagandës së kryeministrit dhe kanë “shpërthyer” në komente dhe kritika të forta në drejtim të Ramës.

Qytetarët theksojnë se qeveria po e merr në qafë biznesin e vogël dhe nuk e lë të marrë frymë.

Të tjerë vënë theksin tek largimet masive apo edhe bizneset e mbyllura.

“Ju e moret ne qafe biznesin e vogel!! Si rregull nur nje person hap nje biznes qofte ky biznes i vogel apo i madh qeveria duhet ta ndihmoje. Ju diten dyte qe hapet biznesi te sillni tatimet, pa filluar te marre fryme biznesi ju ja merrni frymen. Keshtu qe per biznesin e vogel jeni te deshtuar”-shkruan një qytetar.