Tjetër tërmet në Shqipëri, këtë herë në Lushnje

Një tjetër tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në vendin tonë dhe më konkretisht në Lushnje, ku ka patur edhe epiqendrën. Sipas ESCM tërmeti ka qenë 4.3 ballë dhe është ndjerë edhe vendet e tjera përreth Lushnjes.

Tërmeti ka rënë në orën 21:21:40 në kohën lokale.

Ditët e fundit tërmete të shumta kanë goditur vendin, por fatmirësisht nuk kanë patur forcë të madhe. Gjithsesi ato kanë shkaktuar te qytetarët frikë, duke qenë se është ende i freskët në memorien e njerëzve tërmeti i 26 nëntorit.