“Robert De Niro puthte më mirë nga të gjithë”- Sharon Stone: mund ta merrte Palmën e Artë

Robert De Niro mund të fitonte një Palmë të Artë, nëse do të kishte, edhe si aktori më i mirë i skenave të puthjeve, deklaroi aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone.

Duke folur në emisionin ‘Watch What Happens Live’, aktorja 62-vjeçare u pyet se kush puthte më mirë dhe më keq gjatë xhirimeve të filmave.

Pa menduar dy herë, Stone tha Robert De Niro.

Të dy yjet e Holivudit kanë interpretuar së bashku në filmin ”Kazino” të vitit 1995, drejtuar nga Martin Scorsese.

“Robert De Niro puthte më mirë nga të gjithë. Ai ishte aktori që unë admiroja më shumë”, theksoi Stone.