Pretendonte se ishte profeti Jezus u arrestua në Siberi. Ishte një ish polic trafiku

Udhëheqësi rus i një sekti fetar, i cili pretendonte se ishte profeti Jezus u arrestua në Siberi, bëjnë me dije mediat e huaja.
Sergei Torop, i cili është i njohur për ndjekësit e tij si ‘Vissarion’, u arrestua së bashku me dy ndihmës të tij.
Sipas Komitetit të Hetimeve të Rusisë, grupi u ka shkaktuar dëme emocionale dhe fizike ndjekësve të tyre, si dhe iu ka zhvatur para’.
Ata akuzohen për krijimin e një shoqate fetare aktivitetet e së cilës përfshijnë dhunë kundër individëve dhe dëmtim të rëndë trupor dy ose më shumë njerëzve”, tha një zëdhënës i komitetit.
Arrestimi i udhëheqësit të kultit u bë të martën, ndërsa ai dhe ndihmësit e tij rrezikojnë deri në 12 vite burg nëse shpallen fajtorë nga Gjykata.