Kolombi| Nipi i Pablo Escobar gjeti 18 milionë dollarë në një vend të fshehtë

Nipi i udhëheqësit të ndjerë të kartelit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, zbuloi 18 milionë dollarë në një nga vendet e tij të fshehjes, raportoi rrjeti “Red Mas Noticias”.

Nicolas Escobar tha për Red Mas Noticias se vendi i fshehtë ishte në shtëpinë e tij në Medellin, qyteti ku ishte vendosur Pablo Escobar.

Ai tha se “shfaqja” e çoi atë në një pjesë të caktuar të shtëpisë ku zbuloi një furnizim në një qese plastike të qelbur.

Kartëmonedhat ishin në gjendje aq të keqe sa që janë të papërdorshme, sipas raportit.