Analisti Andi Bejtja: Ambasadorokracia ka rënë në Shqipëri

Për analistin Andi Bejtja, ambasadorokracia ka rënë në Shqipëri.

Duke folur në studion e ‘Çim Peka LIVE’, drejtori i SYRI TV, Andi Bejtja ka është shprehur se ambasadorët nuk e kanë më atë fuqi që kanë pasur më parë. ‘Ambasadorokracia ka rënë në Shqipëri.

Ambasadorët nuk e kanë më atë fuqinë që kanë pasur në fillim të viteve 2000. Nuk kane me ate respekt qe kane pasur.

Por edhe pse nuk kanë atë fuqi, politika shqiptare, vazhdon sërish të shkojë dhe të falet përballë ambasadorët.

Por ata nuk e kanë më fuqi’, është shprehur Andi Bejtja