4 të akuzuar për terrorizëm në Itali. OFL u kërkon justifikimin e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 shtetasve, 4 prej të cilëve të akuzuar për terrorizëm në shtetin italian në kuadër të operacionit ‘Martesa’

U kërkohej justifikimi i pasurisë shtetasve:

Bledar Çoku, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

D. Ç., banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Arta Çoku, banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Baki Çoku, banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Aldo Kobuzi,banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian.