BOTA| Fondacioni Nobel: Nuk do të ketë ceremoni për çmimet, fituesit në internet

Ceremonitë e “Çmimit Nobel” për këtë vit nuk do të zhvillohen. “Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”, bëhet e ditur në deklaratën e publikuar të martën nga Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze. Kjo është hera e parë që prej vitit 1944 që ceremonitë nuk do të mbahen në Stokholm.
Çmimet për arritjet në fusha të tilla si shkenca, letërsia dhe paqja u krijuan dhe u financuan me vullnetin e shkencëtarit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, që nga viti 1901