Kryebashkiaku i Tiranës, duke shpërdoruar detyrën, ka marë përsipër të luajë EDHE rolin e Kllounit

Kryebashkiaku i Tiranës, duke shpërdoruar detyrën, ka marë përsipër të luajë EDHE rolin e Kllounit në “Cirkun” që kërkon të ngrejë te Teatri Kombëtar.

Me datë 22.09.2020, u publikua lajmi se Komisioni i Prokurimit Publik (më poshtë KPP) ka rrëzuar kërkesën e subjekteve ankuese, “Gjeokonsult & Co” sh.p.k me “Archipace” sh.p.k, në lidhje me zbardhjen e procedurave të tenderit që Bashkia e Tiranes ka bërë me objekt: “Studim-Projektim, Ndërtim të Teatrit të Ri”, me vlere prej rreth 500 mjë euro.

Duke mos patur asnjë informacion zyrtar në lidhje me rrëzimin e ankesës nga KPP, në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë dhe argumentave ligjore që kemi parashtruar në lidhje me procedurat korruptive të Kllounit Kryebashkiak (jo vetëm me tenderin e Teatrit) po ju paraqesim një analizë të shkeljeve që vazhdojnë ti shtohen shkeljeve të rënda penale tashmë të kallëzuara nga ne në SPAK.
Për të mos mjaftuar fakti se ky vendim meret vetëm 4 ditë pas ankimimit, nëse lexojmë objektin e ankimimit, të bie ne sy mos transparenca në të gjithe fazat e tenderit, procedurë të cilët edhe ankuesit kanë kërkuar që të zbardhet nga KPP.

Si lehtësisht është e kuptueshme, dispozitat ligjore përcaktojnë dhe sanksionojnë jo vetëm menyrat rigoroze se si mbahen procedurat e një tenderi por, DHE detyrimi që ka autoriteti kontraktor për të bërë transparencën në lidhje me të gjithë fazat e tenderit.
Nëse kthehemi pas në kohë, në muajin korrik të vitit 2019 Bashkia Tiranë hap tenderin bazuar në Ligjin Special dhe VKM-ne dalë në zbatim të tij, procedura të cilat u mbajtën në erresirë të plotë dhe, për të cilat ne, në tetor të vitit 2019, në zbatim të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” kemi kërkuar një informacion të plotë dhe të detajuar në lidhje me tenderin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, MOSTRANSPARENCË e cila, na detyroi të kallëzonim penalisht pranë SPAK Kryetarin e Bashkisë Veliaj për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

Po të shikojmë me kujdes objektin e kërkesës tonë në tetor 2019 me atë firmave ankuese pranë KPP në shtator 2020 (gati pas një viti) është i njëjti objekt: Informacion për TRANSPARENCË.
Dhe kur flasim për transparencë, ligji e përcakton si DETYRIM për autoritetin kontraktor dhe si të DREJTË për qytetarët e këtij vendi sepse, që në krye ky ligj sanksionon se:
“Rregullat e parashikuara në këtë ligj kanë për qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë”.

A mund të imagjinohet dhe besohet se në vitin 2020 vazhdohet njëlloj si edhe në vitin 2015 nga një mungesë totale e transparencës në bashkinë më të madhe në vend?
Po pse ndodh kjo?
Sepse organet ligjzbatuese nuk kërkojne llogari dhe organet e drejtesisë nuk çojnë përpara ligjit personat përgjegjës.

Ti kthehemi tenderit të zhvilluar në referuar Ligjit Special dhe VKM-së dalë në zbatim të tij. Çfarë kërkoi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që edhe sot e kësaj dite nuk ka marë përgjigje?
Si janë njoftuar subjektet per këtë tender?
Data e hapjes dhe e mbylljes së tenderit?
Cilat janë subjektet konkuruese?
Cilat janë kriteret kualifikuese dhe skualifikuese?
Kush është subjekti fitues?
Si janë njoftuar subjektet e skualifikuara?

Janë po të njëjtat pyetje që në ankim kanë bërë edhe subjektet pranë KPP, janë të njëjtat pyetje të cilat i bëjnë me qindra subjekte të cilat jo vetëm nuk marin pergjigje nga Bashkia Tiranë dhe KPP me urdhër të Veliajt por, pasi fitojnë betejat ligjore për skualifikim të padrejtë nga tenderi, barra e pagesës në fund të zinxhirit na bie ne, si taksa pagues të këtij vendi që korrupsioni dhe vjedhja janë kthyer në moral sepse, paguaje 2 subjekte:
Atë që ka paracaktuar Kllouni Kryebashkiak;
Atë që e ka fituar me vendim gjykate të formës së prerë.

Për të mos përmendur rastet e skualifikimeve duke manipuluar datën e tenderit për shkak të kohës së kufizuar (deri dhe në 24 orë) pasi, data e tenderit në shkresën brenda zarfit është e ndryshme nga ajo në zarf.

Dhe pse ndodh e gjitha kjo?
Sepse nuk ka GARË;
Sepse ka fitues të PARACAKTUAR nga Kryebashkiaku.
Konstatojmë fatkeqësisht se historia me tenderat e paracaktuar përseritet e përseritet sa herë japin urdhër dyshja Rama–Veliaj, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshëm.
Besoj të gjithë i mbajmë mend deklaratat kontradiktore të bashkëpunëtorëve në krimin e Teatrit Kombëtar?

“”Rama: Projektin e kemi gati dhe, një herë do ta ndërtojmë me PPP pasi nuk kemi lkë dhe pstaj ne kulmin e krizës i do i gjejmë lekët;
Veliaj: Një herë projektin na e kanë dhuruar, një herë e kemi blerë e një herë hapin tender;
Biarke: Në dhjetor 2016 e kam porosi nga Rama –Veliaj dhe, në 2017 kam lidhur kontratë me “Fusha” sh.p.k, i cili ka paguar dhe projektin””.

Ashtu si dhe e kemi argumentuar shumë shpesh, që nga muaji korrik i vitit 2019 nuk u dha asnjë informacion për tenderin e zhvilluar nga Bashkia Tiranë në zbatim të Ligjit Special deri, sa doli në media Kryebashkiaku, ku u shpreh se ne u tërhoqëm nga negocitat.

E gjithë kjo periudhë pa asnjë informacion dhe me veprime proceduariale të cilat i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit apo mund tja shkaktojë në të ardhmen, mund të kalohet pa asnjë reagim nga institucionet përkatëse apo ndëshkim të personave përgjegjës?

Dhe historia përsëritet pikë për pikë EDHE me projektin e Tatrit të Ri.
Që nga data 14 korrik kur u njoftua për hapjen e tenderit për Projektin e Teatrit të Ri, nga autoriteti kontraktor jo vetëm që nuk ka dhënë asnje informacion në lidhje me transparencën për të gjithë hapat procedurial deri në shpalljen e fituesit (është detyrim ligjor), jo vetëm që të gjithe procedurat që kanë të bëjnë me Teatrin kalojnë PA PROTOKOLL por, edhe kur subjeket e skualifikuara kërkojne informacion në lidhje me këtë tender dhe arsyet e skualifikimit, nuk marin asnjë pergjigje, fakt i cili i detyron ti drejtohen KPP, institucion i cili fatkeqësisht mer urdhërat nga Kryebashiaku i Tiranës.

Në lexim të dispozitave ligjore të Ligjit Nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, dhe VKM-së Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, autoriteti kontraktor është i DETYRUAR të japë informacion në lidhje me të gjithë procedurën e tenderit deri te shpallja e fituesit për të gjithë subjektet pjesëmarrëse por, këto te dhëna DUHET të publikohen në faqen zyrtare të tij (autoriteti kontraktor).

Fakti që Kllouni Kryebashkiak ka frikë të publikojë emrin e fituesit e di mirë se një ditë ato dosje do hapen, do hetohen dhe se te gjithë përgjegjësit do dënohen sipas ligjit, sepse Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka treguar me vepra se do ti shkojë deri në FUND.

Dëmin e shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar do ta paguajnë ata që e urdhëruan dhe e zbatuan në shkelje të ligjit pasi, me vlerën e zhdëmitmit material që personat fajtorë do paguajnë në favor te Buxhetit të Shtetit,

Ne, do Rindërtojmë Teatrin, Aty dhe Ashtu Si Ishte.

Grafika nga Avni Delvina.