Në 2 vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për rreth 1 milion m2 pallate


Nga Vehap Kola
40 mijë vite jetë humbin çdo vit shqiptarët nga sëmundjet që shkakton prania tej normave në ajër e grimcave me madhësi 2.5 mikrometër – vlerëson EUROSTAT. [FOTO 1]

Bashkia e Tiranës është klasifikuar nga EUROSTAT si njëri prej rajoneve me ajrin më të ndotur nga grimcat PM2.5 në të gjithë Europën. [FOTO 2]

Është e kuptueshme se janë pikërisht banorët e Tiranës ata që humbasin më shumë vite jetë nga kjo ndotje.

Kancera, sëmundje të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, sëmundje të aparatit tretës shkaktohen nga niveli gati dyfish – krahasuar me mesataren europiane – i këtyre grimcave me origjinë nga metalet e rënda, lëndët kimike të përdorura në ndërtim dhe tymrat nga trafiku.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për rreth 1 milion m2 pallate.

Se vërtet ajri nuk lexon kushtetutën, as ligjin për ndarjen administrative, por edhe pylli orbital nuk i lejon grimcat e rënda të kalojnë kufijtë e qytetit, le më kufijtë e Bashkisë.