Emrat e 4 personave të arrestuar për trafik droge në Tiranë

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Kombinat, Tiranë gjatë një operacioni antidrogë.

Raportohet se shtetasit e arrestuar janë Erjon Korteshi, Armand Gashi, Ardian Kanina dhe Genci Rapo. Mbi ta rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi gjatë aksionit të policisë i janë sekuestruar 5 doza heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash. Gjithashtu gjatë këtij aksioni është proceduar në gjendje të lirë shtetasi H. SH., 33-vjeç.