E kishit vrarë mendjen pse në Shqipëri ka marrë kaq shumë hov idea e lidershipit?

Nga Ledian Droboniku

E kishit vrarë mendjen pse në Shqipëri ka marrë kaq shumë hov idea e lidershipit?

Nuk ka shoqatë e ojf të mos ketë ofruar një kurs a seminar mbi lidershipin. Mijëra çertifikata lidershipi për të rinjtë a të rejat, aq sa tani e kërkojnë dhe në CV si kusht për të filluar një punë.

Por në fakt kjo nuk ka ndodhur vetëm për lidershipin, por për qindra “tema” diktuar shoqërisë si “prioritare”.

Nuk flitet për kapjen e shtetit, shpërvetësimin e popullit nga sovraniteti, problemeve ekonomike, pabarazia e varfëria, privatizimi i pasurive kombëtare, deindustralizimi e kolonizimi, emigrimi e shpopullimi sistemik, degradimi i kulturës dhe humbja e identitetit kombëtar.

Por shpiken tema si kozmopolitizmi, homoseksualizmi, gender theory, lufta e grave kundër burrave, të drejta civile virtuale, konkurrenca, elitizmi, liderrrizmi, relativizmi e globalizmi.

Ky në fakt është kolonizimi i imagjinatës kolektive.
Ja pse është e vështirë që SOT të përhapen e përkrahen ide emancipimi mbi kombin, komunitetin, solidaritetin, pjesëmarrjen e jo delegimin, kolegjialiteti e jo liderrrshipin, të drejta ekonomike reale e jo vetëm civile virtuale, sovranizmin e jo globalizmin e kolonizimin.

Rinia dhe intelektualët shqiptarë tashmë pas 30 vitesh, janë formuar me antivlerat neoliberiste që Perandoria i ka shpërndarë me Soros e OJF, programe e projekte.
Ja pse #ndryshimi është kaq i vështirë. Pjesa më aktive e shoqërisë i bën Rezistencë parimeve e ideve alternative.
Ato që na duhen për #çlirimin e vendit, nga oligarkia vendase e “miqtë” ndërkombëtarë.

Kolonizimi i vendeve të botës së 3të, kalon nga shumë kanale.
Jo vetëm duke kontrolluar financën e tyre, ushtrinë e tyre. Por mbi të gjitha duke kontrolluar #intelektualët e tyre dhe ideologjinë që plazmon popullin.
Ky është kontrolli perfekt.
Aty ku kontrollojmë tezën dhe antitezën.