Shtresa e Mesme| Kujt po i flet Basha?


Nga Indrit Vokshi

Kryetari PD z.Basha sipas statutit është përfaqësues zyrtar i politikës së partisë. Mbrëmë në emër të PD ai prezantoi ambicien e PD për të zgjeruar shtresën e mesme nga 20.000 njerëz në 100.000 a më shumë. Ai nuk premtoi rroga shtetnore 1 milion lek për të gjithë, siç përpiqen ta keqinterpretojnë manipuluesit kundërshtarë të PD. Ndaj fatkeqësisht lypset riqartësuar; Kandidati ynë për kryeministër, z.Basha, përmendi ulje të tatimit mbi fitimin, nga 25% në 9% (lehtësira të tjera). Psh, dikush që fiton rreth 3 milion lek në muaj, do paguajë 300 mijë lek tatim, jo 700. Dhe kështu do të mundet të mbajë në xhepat e vet rreth 5 milion lek më shumë në vit. E njejta gjë për biznesin i cili me taksa e tatime më të ulëta mban më shumë para në arkën e vet. Biznesi dhe njerëzit e talentuar të cilët punojnë shumë dhe paguhen mirë janë njerëzit të cilët nëse përkrahen, kanë kapacitet për ta rritur ekonominë, për tu zgjeruar, për të krijuar vende pune dhe për të nxjerrë njerëz nga varfëria. Reformat ekonomike dhe lehtësirat fiskale në shërbim të sipërmarrjes, janë rruga e duhur. Në Indi psh, 20 vitet e fundit falë reformave të ndryshme, kanë dalë nga varfëria rreth 200 milion njerëz. Pse në Shqipëri nuk po dilkan nga varfëria 300 mijë njerëz? Është krejt e mundshme. Prandaj, analistët, njerëzit të cilët e quajnë veten kompetentë duhet të merren e të diskutojnë në ketë drejtim, duhet të analizojnë nëse rruga e propozuar nga PD është rruga e drejtë e mëkëmbjes ekonomike. Jo të nisen me qëllim për ta denigruar ketë ambicie duke tentuar të mos e lejojnë të shkojë tek qytetarët e sqaruar mirë.