Shpulla e Gjermanisë për Ramën!


REDAKSIONALE

Një ditë më parë media më e afërt pranë qeverisë dhe gazetari më i dashur prej saj, raportoi se Rama ditën e sotme do të ishte në një takim të afërt me Angela Merkel. Një gënjeshtër që zgjati shumë pak, DË në një shkrim në lidhje me vizitën e Ramës në Gjermani evidentoi se Rama nuk ka takuar asnjë figurë serioze në Gjermani.

Kokëfortësia e një njeriu të përzier në banda kriminale dhe gjithashtu në abuzime me pushtetin po marrin një përgjigje tëheshtur por të vendosur edhe në zyrat e perëndimit. Sado që kryeministri Rama pozon si një mbret i pashqetësuar kur është në prani të diplomatëve ndërkombëtarë brenda në Shqipëri, pushteti i tij zhduket në hiç kur ai është jashtë vendit. sharmi dhe manipulimet e tij duket se nuk po bindin më as ato kancelaren dhe pushtetarë të tjerë.

Paralajmërimet Rama i morri përpara ndryshimeve kushtetuese në mënyrë të njëanshme. Vërtet, morri një heshtje nga ndërkombëtarët këtu që u interpretua si bekim por në realitet njerëzit që kanë në dorë integrimin e vendit me heshtjen e tyre përfundimisht u distancuan nga një njeri që i kërcënoi nga parlamenti i vendit. Me gjasë, në Gjermani dhe në Bruksel personat që merren me çështjet e Ballkanit Perëndimor kanë informacione të mjaftueshme dhe kanë kuptuar realitetin në lidhje me Ramën dhe qeverisjen e tij.

Kryeministri, që ditët e fundit të korrikut, i shpenzoi duke goditur ndërkombëtarët për “ndërhyrjet” që ato bënë në Shqipëri. Që fuqitë edhe energjitë e forcës së tij politike dhe qeverisëse i shpenzoi duke kundërshtuar ndërhyrjet e huaja si revizioniste që pengonin autoritetin dhe fuqinë që parlamenti kishte. Nuk u mirëprit edhe për këtë thagmë diplomatike të cilën në Shqipëri e kanë harruar por që në Berlin duket se e kanë ende në kujtesë.

Mesazhi me sa duket është më i qartë se kurrë sidomos në këto ditë ku Rama po avancon i dëshpëruar për të dhunuar edhe atë çka ka mbetur nga marrëveshja e 5 qershorit 2020. Në Berlin ai dhe stafi i tij i lobistëve kanë kuptuar që është tejet e vështirë të mbijetosh përballë malit me gënjeshtra që ke prodhuar gjithë këto vite, premtimeve të pambajtura që ke lëshuar me lopatë.

Sado që ai po vetëpikturohet si një njeri në angazhim e sipër për të zgjidhur krizën sa në Krime edhe në Bjellorusi, përballet përherë e më shumë me injorimin e politikanëve ndërkombëtarë. Refuzimi që Merkel i bëri kryeministrit të Shqipërisë në fund është një lajm i hidhur edhe për shqiptarët. Me të vërtetë Rama morri një goditje të rëndë prej fajeve të tij por fatkeqësisht Shqipëria gjithashtu morri një goditje edhe më të rëndë sepse nuk mundi të nisë hapat integrues.