Lleshaj bën ‘filozofin’ nga Gjirokastra: Përderisa jetojnë njerëz, vrasjet nuk mund të bëhen 0

Teksa i gjithë vendi është tronditur nga ngjarjet e shumta kriminale të ditëve të fundit, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, nga Gjirokastra ku mori pjesë në prezantimin e forces së posaçme “Shqiponja”, u kërkoi mediave dhe qytetarëve të mos krijojnë histeri.

Sipas ministrit, vrasjet në vend janë të shumta por ato nuk mund të bëhen 0 përderisa këtu vazhdojnë të jetojnë njerëz.

Lleshaj komentoi edhe situatën mbi kanabisin në vend duke kërkuar që në referencë të merren të dhënat e Eurostat.

“Unë e kam ndarë mendjen, Shqipëria nuk ka kanabis. Tentativa do të ketë por fenomeni është ndarë në mes”, tha ndër të tjera ai