“Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të vjedhur…”, Meta me paralajmërim të fortë

Me tonë të forta dhe me një paralajmërim të prerë ka reaguar sot kreu i shtetit Ilir Meta, në përgjigje të pyetjes, se cfarë mendon për ligjin organik që shumica ka në plan të bëjë për institucionin që ai drejton.

Kreu i shtetit, theksoi se askush nuk mund ta intimitoje ate te permbushe misionin e tij qe ne themel ka respektimin e Kushtetutes.

Teksa apeloi per reflektim nga ana e shumices, duke vene theksin te respektimi pike per pike i marreveshjes se 5 qershorit, Meta, ka deklaruar se “Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik”.

Duke hequr nje paralele me situaten ne Bjellorusi, Meta, theksoi se edhe sikur burrat e ketij vendi te shuheshin, “grata shqiptare do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut”.

“Se cfarë bën maxhoranca kjo është një zgjedhje e saj, presidenti di vetëm të respektojë Kushteutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet cdo situatë në mbrojtje të saj. Thelbi dhe themeli i kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit, nëse kuvendit nuk i mjaftojnë rekordet negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me problem, padyshim do të ngelet si parlamenti i 1 prillit, nëse nuk reflekton në ditët që vijnë, dhe reflektimi eshte respektimi pikë për pikë i paktit të 5 qershorit, per te cilen pershendes opozitën që ka mbështeur hapjen 100% të listave. Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në vend, meqë jeni shumica zonja, jam i sigurt që gratë do ua kalonin grave të Bjellorusisë, se kur ngrihen edhe ato që se kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut, mos u shqetësoni, Presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk fle gjumë“- tha Meta