A po gënjen Lleshaj për BMW-në, vetëm 49 mijë euro? Ku është fatura? Tenderi?

Ndërsa thotë se shifra e blerjes së makinës ishte vetëm 49 mijë euro dhe jo 150 mijë euro, Lleshaj nuk ka paraqitur asnjë faturë të blerjes së mjetit, të cilën e kanë kërkuar edhe shumë ndjekës të tij në Facebook.

Ne iu drejtuam importuesit ekskluziv të BMV në Shqipëri, për të mësuar sa kushton një BMW e ngjashme.

Përfaqësuesi i kompanisë shpjegon se modelet e prodhuara të kësaj kategorie për vitin 2019-2020 kapin një vlerë shumë herë më të lartë nga sa pretendon zoti Lleshaj dhe nuk përputhen me shifrën që ai bëri publike.