Pse nuk e presin Edi Ramën kancelaritë perendimore?


Redaksionale

Si asnjëherë tjetër besueshmëria dhe prestigji i Shqipërisë dhe qeverisë në Tiranë ka rënë për tokë.

Kryeministri Edi Rama ka një rekord negativ të vizitave zyrtare që shoqërohen me projekte, biznese e punë në kancelaritë perëndimore.

Ndërsa e shohim shpesh në vizita private teksa pi një çaj me presidentin e Turqisë Erdogan apo bisedon me presidentin e Azerbaxhanit me prishës valësh anti përgjim në tavolinë.

Kurse në Greqi nuk e presin në zyrë, por e çojnë në klub sepse e meriton buzukun. Qarqet greke nuk mungojnë ta poshtërojnë qeverinë e Shqipërisë me botimin në një media kombëtare të menusë që i kishin servirur Edi Ramës. Si për të thënë erdhi në Athinë për të ngrënë bukë.

Ndërkaq shkon me duart në xhepa në Berlin dhe hap fjalë se do ta takojë kancelaren Merkel për të folur për Bjellorusinë. Harron se kancelarja Merkel e ka të qartë prej Bundestagut se për çfarë gjërash duhet të flasë me Edi Ramën. Për kortezi të pozitës së OSBE i lejojnë të harxhojnë impulse telefonike.

Si përkthehet ky izolim ndërkombëtar i kryeministrit Edi Rama?

Në mungesë investimesh. Në bllokim të proçesit të integrimit Europian. Imagjinoni një mandat të tretë.