Ardi Veliu parlajmëron shkarkimin e Rebani Jaupit dhe Tonin Vocit nga detyra. Gjeni kriminelët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit ku mesa duket ka pasur dhe paralajmërime për largime nga detyra.

Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se takimi erdhi si pasojë e ngjarjeve të fundit; tritol makinës së Preng Gjinit dhe vrasaj mëngjesin e sotëm të Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i akuzuar si grabitësi i një shume të madhe parash në Rinas.

Ai kërkoi një angazhim maksimal te policisë dhe u la detyra konkrete dhe afate për zbardhjen e ngjarjeve. Veliu, sipas burime, ka qenë mjaft i ashpër me vartësit duke u thënë se qëndrimi në detyrë i tyre do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është hartuar një plan masash për kontroll territori duke ngritur postblloqe që kontrollojnë personat që janë në kërkim apo që qarkullojnë me armë.