“Sami Frasheri”, 5 muaj pas prishjes me nxitim të shkollës, akoma nuk kanë hequr inertet!

Nga Taulant Zeneli

2 vjet nga rikonstruksioni i bere, 10 muaj nga termeti i 26 Nentorit dhe 5 muaj nga prishja e godines se shkolles, ky eshte statusi i punimeve te Kryetarit te emeruar per shkollen e mesme “Sami Frasheri”: duke hequr mbetjet inerte! Pra, 5 muaj nga shkaterrimi me nxitim i godines ekzistuese (se do te fillonte punimet), nuk ka perfunduar as largimin e mbetjeve inerte.

Thote qe eshte punetor dhe prioritet ka qytetaret por ka 5 muaj nga prishja e godines dhe nuk ka bere as tenderin e projektimit edhe pse fondet i kishte ne dispozicion qe ne Dhjetor 2019, te miratuar me VKB nr. 157, date 26.12.2019.

Por ky eshte punetor per propagande (cdo nje muaj ne media per statusin e projektit) dhe per te menaxhuar fondet pasi nuk e kishte mendjen te 1440 nxenesit e kesaj shkolle por te menyra e procedures se prokurimit.

Dhe me buletinin e APP nr. 58, date 21.08.2020, shpall proceduren e prokurimit per kete shkolle. Kompania qe do te shpallet fituese dhe do te ndertoje shkollen e re do te duhet te realizoje dhe projektin e zbatimit qe do te zbatoje po vete.
Po NDERTUESI do te pergatise dhe preventivin e punimeve per te cilat do te paguhet, pra “Vete Ali dhe Vete Kadi”. Keto jane metodat e prokurimit alla rilindase.

Per kesi lloj punesh nuk ka gjume Kryetari i emeruar!