2 javë pas hapjes së shkollave, Izraeli njofton se mund të shkojë në izolim kombëtar!


Ng Taulant Muka, Epidemiolog

Hapja e shkollave kur perhapja e infeksionit ne komunitet nuk eshte e kontrolluar sikurse eshte situata ne vendin tone, nuk do sjelle gje tjeter vecse rritje te metejshme te rasteve te reja te infektimit dhe me vone vendosjen e masave ekstreme. Te rinjte(mosha 10-19 vjeç), edhe pse e kalojne kryesisht pa komplikacione klinike infeksionin SARS-CoV-2, jane vektor te rendesishem te perhapjes se infeksionit ne familje, shkolla dhe komunitet.

Mjafton te shikoni Izraelin ku, pas 2 javesh pas hapjes se shkollave, kuvendi po voton nese vendi do shkoje serish ne nje izolimin kombetar (lockdown) 2 javor. Ishte e pritshme pasi hapja e shkollave u be kur Izraeli kishte mbi 2000 raste Covid ne dite, pra perhapje te infeksionit ne komunitet.

Hapja e shkollave eshte e sigurte kur nuk ka perhapje komunitare te infeksionit, dhe paralelisht jane kryer te gjitha investimet e nevojshme qe sigurojne respektimin e masave anti-Covid!