Unaza me shqiponjën dy krenare që Gala mbajti në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë

Gala Aliaj, vajza e artistit Robert Aliaj u shpall fituese e spektaklit “The Voice Kids” në Belgjikë këtë vit.

Detaji që u vu re ishte se në dorën e djathtë mbante një unaze me një shqiponjë dy krenare.

Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John. Në momentin kur u shpall fituese në skenë u ngjit dhe këngëtari Robert Aliaj për tu bërë pjesë e gëzimit të fitores.