KINË| Xi Jinping-u e vë theksin te shkenca e teknologjia për zhvillimin ekonomik


Zgjidhjet shkencore dhe teknologjike janë të nevojshme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, si dhe përmirësimin e jetesës së popullit, theksoi presidenti kinez Xi Jinping të premten.

Ai i tha këto në një simpozium shkencor mbi zhvillimin e shkencës dhe të teknologjisë gjatë periudhës së Planit të 14-të 5-vjeçar (2021-2025).

Duke folur për luftën kundër COVID-19, presidenti kinez i falënderoi punonjësit e shkencës dhe teknologjisë për përpjekjet e tyre në studimin dhe zhvillimin e trajtimeve, si krijimin e vaksinave, parandalimin dhe kontrollin e epidemisë etj.

Ai theksoi nevojën e ngutshme dhe rëndësinë e përshpejtimit të risive tekniko-shkencore për të nxitur zhvillimin gjatë periudhës së Planit të 14-të 5-vjeçar dhe më tej.